11.6 mln pasagjerë fluturuan nga Rinasi në vitin 2025, 9 per qind më shumë sesa në 2024
Tirana International Airport (TIA) ka mbyllur vitin 2025 me një performancë historike në trafikun ajror, duke konsoliduar pozicionin e tij si një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në rajon.
Sipas raportit zyrtar, gjatë vitit të kaluar nga aeroporti i Rinasit kanë udhëtuar gjithsej 11,640,044 pasagjerë, me një rritje mesatare vjetore prej 9% krahasuar me vitin paraardhës.
Pjesa dërrmuese e trafikut i përket fluturimeve të rregullta, të cilat kanë transportuar mbi 11.27 milionë...





